E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi-Van Gal, nis “lufta e ftohtë”

Krisja mes tyre ka qenë pjesë e pandarë e aventurës së teknikut hollandez në Bavari dhe u thellua më tej gjatë kësaj jave, kur Riberi nuk i dha dorën Van Galit pasi ky i fundit e zëvendësoi në minutën e 73-të gjatë ndeshjes së Kupës të fituar 6-2 me Greuther Fuhrin.Sipas gazetës sportive gjermane “Bild”, futbollisti francez është lodhur nga sjellja e trajnerit, pasi ai kërkon të luajë më tepër. Nga ana tjetër, trajnri e ka marrë me qetësi këtë çështje: “Në tetë muajt e fundit Riberi ka luajtur vetëm dy ndeshje nga fillimi dhe këtë nuk duhet ta harrojë. Në Firence do të luajë 90 minuta të plota”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›