E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Rritje ekonomike edhe gjatë këtij viti

Guvernatori Fullani shtoi se njëherazi, ky është dhe një sinjal për agjentët ekonomikë dhe financiarë të vendit, për të monitoruar mirë bizneset e tyre.     "Autoritetet shqiptare po e shohin me interes të veçantë zhvillimin ekonomik të vendit në vitin 2010, për të vendosur gurë të fuqishëm themeli për një zhvillim të qëndrueshëm edhe në vitet që vijnë", tha Fullani.      Tashmë, pas krizës financiare, kreu i sistemit bankar shqiptar vlerëson se duhet të ndërmerret një filozofi e re, ndryshe nga modeli i nxitjes së boom-it ekonomik, i adoptuar gjatë dekadës së fundit.      Lidhur me këtë argument, Guvernatori Fullani shprehet se krijimi i nje modeli me rritje te qëndrueshme ekonomike, kërkon politika urgjente që të inkurajojë tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe te flukseve jobankare. "Modeli i rritjes së rajonit duhet të jetë më i sigurt në vetvete, duke e vënë theksin tek kursimet vendase, tek mobilizimi më i mirë i burimeve të punës dhe tek roli më i madh i sektorit te mallrave të tregtueshme, si lokomotivë e rritjes", tha Fullani.      Sipas tij, kjo është rruga e vetme për t'i kthyer vendet e rajonit në ekonomi prodhuese me produktivitet të lartë, atraktive për të gjithë investitorët e huaj, në kushtet e ekzistencës të një kostoje pune ende të leverdishme. Ky proces kërkon politika zhvillimi dhe politika makroekonomike që shmangin rrezikun, gërshetim të bashkërenduar politikash, bashkëpunim më të fuqishëm me vendet e tjera, si dhe përpjekje të bashkërenduara për rritjen e cilësisë së reformave strukturore.                                                                                              

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›