Erjon Bogdani feston me 33 qirinj

www.albania-sport.com -Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Kievos, mbushi sot 33 vjeç. I lindur në Tiranë, më 14 prill të vitit 1977, Bogdani ka luajtur në Shqipëri me Partizanin, në Turqi me Gençlerbirlixhi, në Kroaci me NK Zagreb, dhe në Itali me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Sienën, Livornon dhe Kievon. Erjon Bogdani ka luajtur 299 ndeshje gjatë dhjetë viteve të tij në Itali. Në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij, Sienës, Eri ka shansin të luajë ndeshjen e tij të 300-të në vendin fqinj.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili