E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet Majorka nga Europa League

UEFA

UEFA përjashtoi Majorkën nga Kupat e Europës, edhe pse klubi spanjoll e kishte mbyllur sezonin e kaluar në vendin e pestë dhe kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë kompeticion. Shkak janë borxhet e klubit iberik që shkojnë te 60-70 milionë euro. Lajmi u bë publik dje nga vetë faqja zyrtare e UEFA-s në internet. Kjo manovër e re e organit më të lartë të futbollit në kontinentit e vjetër është një fillim i aplikimit të vendimit të marrë vetëm një vit më parë nga UEFA, e cila kishte paralajmëruar se “të gjitha ato klube që nuk do të rregullojnë bilancet e tyre financiare, por do të rezultojnë me borxhe, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Kupat e Europës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›