Fier, vritet 48 vjecariarrestohet ish gruajadhe djali 16 vjecar
FIER - Pas një sherri në banesë, ish-gruaja së bashku me djalin, kanë masakruar për vdekje një 48-vjeçar nga Fieri, ndërkohë, në orët e vona të ditës së dielë, policia ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve si autorë të krimit.
Viktima Ylli Zeqo, 48 vjec ishte baba i dy fëmijëve, i divorcuar një vit më pare dhe banor i lagjes "Kastrioti" në qytetin e Fierit. Ndërsa të akuzuar për këtë krim janë 45-vjeçarja Luljeta Zeqo (ish-gruaja e viktimës) dhe 16-vjeçari A.Zeqaj, djali i tyre.
Sipas policise 48 vjecari, i cili jetonte i vetëm, është goditur me 9 thika pasditen e datës 23 korrik.
Ka qenë një sherr i kryefamiljarit(për motive të dobëta) me ish-gruan e divorcuar para një viti, që ka sjellë krimin. Burimet nga hetuesia, të cilat i referohet sot GSH bëjnë të ditur se para krimit, cifti kishte debatuar mbi problemet e detyrimit të ish-bashkëshortëve për mbajtjen e fëmijëve si dhe probleme ende të pazgjidhura të pasurisë së pakët që kishin.
Policia thotë se gjatë goditjes me thika mbi 48-vjeçarin, ish-gruaja është ndihmuar dhe nga djali 16-vjeçar.
Krimi u mësua në orën 11:30 të ditës së dielë pas njoftimit që djali i viktimës bëri në polici.
(GSH/BalkanWeb)