E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi kritikon shoket e ekipit

Mesfushori francez i Bajernit, Frenk Riberi kritikoi shoket e tij tek Bajerni i Mynihut, per shkak te taktikave ne fushe. "I kam shpjeguar trajnerit (Jurgen Klinsman) per faktin se nuk kam pasur kurre mbeshtetje maksimale, kur duhet te sulmoj ne porten kundershtare," - shprehet Riberi. "Trajneri me tha se kishte te njejten ide." Riberi eshte folur gjate, se mund te kaloje per nje shume te majme ne nje klub tjeter, pasi edhe ne kampionatin gjerman titulli eshte vene ne dyshim pas barazimit me Verder Bremenit, 0-0. Verejtjet e tij vijne ne nje kohe, kur agjenti i francezit eshte shprehur se Riberi mund te kaloje sezonin e ardhem ne radhet e Bercelones, klubi qe interesohet me shume per kartonin e tij. Sakaq vjen edhe reagimi i legjendes gjermane te futbollit, Franc Bekenbauer. Ai eshte shprehur i habitur me reagimet e Riberise. "Gjithmone eshte problem kur nje lojtar deshiron te largohet dhe per kete i drejton armen klubit, si nje mundesi te vetme per t'u larguar ne fund te sezonit," - tha Bekenbauer . "Per sa i perket lojtarit te Bajernit, duket se klubet te tjera deshirojne ta afrojne ne radhet e tyre. Problemi qendron se prej kohesh loja e Bajernit mbeshtetet pikerisht tek Riberi. Largimi i tij mund te jete problemi me i madh." Gjate dimrit te fundit, Riberi shkaktoi nje stuhi te forte, kur tha se "endrra po behet realitet", pas ofertave qe mori nga dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona. Ai ka refuzuar te rinovoje kontraten me bavarezet,ne fund te ketij sezoni. Ne fakt, kontrata e tij perfundon ne vitin 2011.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›