E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, zbulohet kufome ne lumin Drin, mister identiteti dhe shkaqet

Shkoder- Gjendet nje kufome e dekompozuar ne ujerat e lumit Drin ne Shkoder. Kalimtare te rastit kane dalluar rreth ores 21:00 te mbremjes ne afersi te lagjes Bahcallek, trupin e nje njeriu qe ishte nxjerre ne breg nga uji, ndersa nuk i kane besuar syve. Jane afruar dhe kane vene re se kufoma ishte teresisht e dekompozuar dhe i perkiste nje mashkulli. Menjehere kane vene ne dijeni policine vendore dhe ne vendngjarje ka mberritur ne pak minuta nje grup ekspertesh. Burime zyrtare konfirmuan se behet fjale per nje trup njerezor qe i perket nje mashkulli, por nuk saktesuan nese viktima eshte ekzekutuar, mbytur apo vetevrare. Po keshtu ka qene e veshtire per te percaktuar moshen e tij, pasi ka qene ne nje gjendje tejet te dekompozuar dhe mund te kete shume kohe i vdekur. Kufoma eshte derguar drejt Morgut te spitalit te Shkodres per procedura te tjera, ndersa komisariati ka nisur hetimet per te bere identifikimin e viktimes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ngjarjes. Po keshtu po verifikohen denoncimet per te humburit gjate harkut kohor te nje viti dhe do te behet nje identikit me moshen e karakteristikat e peraferta te viktimes.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›