"Emiljano pergatiti takimin"
E pandehura Albana Lazaj, ka kundershtuar dje para trupit gjykues deklarimet e dhena nga e dashura e Emiljano Shullazit, Flutura Tarelli gjate hetimeve paraprake. Sipas Lazaj gjate tre procesverbaleve, deshmitarja ka dhene deklarime kontradiktore me njera-tjetren. "Flutura ka qene rastesisht, takimin e ka organizuar vete Emiljano. Ai nuk ka pasur besim te askush e aq me teper te Flutura. Leket jane marre, kjo gje nuk eshte mohuar, por Flutura nuk ka qene prezente ne dhenien e lekeve", ka deklaruar dje e pandehura. Ajo ka kundershtuar para gjykates edhe njohjen e saj me te. Me tej e pandehura ka sqaruar se nuk e ka permendur emrin e Sander Simonit, por vetem te Adnand Kosoves. Ne fund e pandehura ka akuzuar te dashuren e Emiljano Shullazit, qe i ka marre nje shume lekesh dhe nuk ia ka kthyer edhe sot e kesaj dite.
Hetimet ndaj Lazajt
Albana Lazaj eshte vene ne pranga me 17 tetor te vitit te kaluar, pas nje kallezimi te depozituar ne Prokurorine e Tiranes nga ana e ish-kreut te Prokurorise se Krimeve te Renda si dhe ish-kreut te Gjykates per Krime te Renda. 34-vjecarja akuzohet nga prokuroria per vepren penale te "mashtrimit" dhe "shpifjes". Nga hetimet ka rezultuar se e pandehura, nepermjet mashtrimit i ka marre shumen prej 150 mije eurosh, Agim Bonaces dhe Ferit Ferhatit, duke i premtuar se do iu lironte nga burgu te afermit e tyre, Emiljano Shullazin dhe Ervin Ferhatin. Arrestimi i Lazajt u be i mundur ne Prokurorine e Krimeve te Renda, kur kjo e fundit eshte paraqitur ne zyren e ish-kreut te akuzes se Krimeve te Renda, pas pretendimit nga ana e saj, se i kishte dhene nje shume lekesh.