Vlore/ Legalizimet, 117 dosje drejt Tiranes
Procesit te legalizimit ne Vlore duket se po i hapet drita jeshile. Burime nga Agjencia e Legalizimeve bejne me dije se jane derguar ne Drejtorine e Pergjithshme te Legalizimeve ne Tirane rreth 117 dosje te Qarkut te Vlores, prej te cilave 57 te bashkise se Sarandes, ndersa pjesa tjeter te bashkise se Vlores. Dosjet pritet qe te firmosen se bashku me certifikatat e para te legalizimeve. Edhe pse i percaktuar si nje nga qarqet me problematike, ALUIZNI Vlore ka nisur punen me orar te zgjatur per te finalizuar plotesimin dhe rregullimin e te gjitha dosjeve. Ne Vlore jane ne total 21 mije ndertime pa leje qe presin te legalizohen.
O.H.
O.H.