Mungesa e dyte ne "Champions", Galiani kercenon trajnerin
Pas shtate sezone e gjysme, aventura e Karlo Ancelotit tek Milani po shkon drejt fundit. Per here te pare, e ardhmja e teknikut eshte vene ne dyshim dhe kjo lidhet me rezultatet e fundit qe jane bere te qarta nga numri dy i klubit, Adriano Galiani: "Anceloti do te mbetet - tha per ta ardhmen e tij, Galiani - nese Milani do te mbetet ne vend te trete." Deshtimi ne kampionat eshte i ndaluar. Galiani eshte shprehur se rezultatet e dobeta lidhen me menaxhimin brenda skuadres. "Pas kaq shume viteve, eshte e pamohueshme dhe me ben pershtypje ndryshimi i papritur ne drejtimin e ekipit. Megjithatw nuk eshte nje situate e jashtezakonshme. Aktualisht Anceloti eshte dhe mbetet trajneri yne. Ai ka nje kontrate." Milani, pas deshtimeve te fundit eshte kthyer me kembe ne toke. Linje e bute, nw vend tw kritikave tw ashpra, me pak fjale, por pavaresisht se Milani perbehet me lojtare te shquar, disa prej te cileve fitues ne fuqi te Kupes se Botes, aktualisht e ardhmja duket e pasigurt. Ne rast se Milani, pas mungeses ne "Champions" do te mbetet serish jashte, atehere ka te ngjare qe te humbe edhe prestigji i klubit. Fjalet e fundit te Galianit kane dhene alarmin e pare. Madje eshte sugjeruar edhe transferimi pwr Kaka. Ne Spanje Kaka shihet si nje goditje e merkatos, per shkak te miqesise qe ekziston mes Galianit dhe Florentino Perez. Mediat spanjolle e kane quajtur fakt te kryer kalimin e brazilianit, ne merkaton e veres. "Kaka eshte afer Realit," shkruajne ne faqe te pare gazetat me te medha ne Spanje. Reagimet vijne nga tifozet e Milanit. "Mos e shisni Kaka!" Dimri i fundit shenoi edhe protestat te tifozeve, qe ndikuan ne qendrimin e brazilianit, teksa refuzoi nje oferte marramendese te Mancester Sitit.
Kandidatura
Frenk Rajkard shihet pasuesi i Karlo Ancelotit. Mediat italiane kane zbuluar se ne fund te sezonit largimi i trajnerit aktual do te jete i sigurte. Rajkard pas largimit nga Barcelona nuk ka gjetur ekip tjeter, pasi pret largimin e Ancelotit.
Kandidatura
Frenk Rajkard shihet pasuesi i Karlo Ancelotit. Mediat italiane kane zbuluar se ne fund te sezonit largimi i trajnerit aktual do te jete i sigurte. Rajkard pas largimit nga Barcelona nuk ka gjetur ekip tjeter, pasi pret largimin e Ancelotit.