Lazaj, Tonin Voci me ka kercenuar
Tirane- Albana Lazaj, e akuzuar per mashtrimin me 150 mije euro ndaj te denuarit Emiljano Shullazi, ka akuzuar dje drejtorin e Policise se Tiranes, Tonin Voci se e ka kercenuar. E pandehura ka kerkuar dje thirrjen e ish-drejtuesit te Prokurorise se Krimeve te Renda, Adnand Kosova, dy oficereve te policise gjyqesore, Arben Frasheri dhe Ibrahim Hoxha, si dhe te drejtuesit te Policise se Tiranes, Tonin Voci per te dhene deklarime ne gjykate. "Tonin Voci me ka kercenuar direkt qe te mos permendja emrin e prokurorit Adnand Kosova, por te permendja vetem emrin e kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simoni", ka deklaruar dje para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Bujar Krasniqi, e pandehura Lazaj. Sipas saj per 16 ore resht ajo ishte marre ne pyetje ne polici. "Tonin Voci ka lidhje te ngushta me Adnand Kosoven, per kete kerkoj qe ai te vije dhe te ballafaqohet me mua ne gjykate", ka vazhduar me tej e pandehura. Ndersa sipas saj, Kosova ishte personi qe e kishte denoncuar, ndersa dy oficeret e policise gjyqesore, kishin qene prezent gjate marrjes ne pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Perballe pretendimeve te ngritura nga ana e te pandehures, prokurori i ceshtjes Gentian Osmani, i ka kerkuar gjykates qe te shenonte cdo gje ne procesverbal. Sipas akuzes, e pandehura duhet akuzuar serish per vepren penale te mashtrimit. Prokurori ka shpjeguar se te gjitha veprimet nuk jane kryer as nga oficeret, e as nga Voci. Perfaqesuesi i akuzes ka shpjeguar, se qe ne fillim te hetimeve jane marre oficere te seksionit Kunder Krimit Ekonomik, ne prani te nje zevendesprokurori te Prokurorise se Tiranes, i cili ka qene i gatshem diten e ngjarjes. "Adnand Kosova nuk duhet thirrur per te dhene shpjegime para gjykates, pasi eshte vertetuar qe parate jane marre nga ana e te pandehures, ndersa Kosova dhe Sander Simoni, kane qene kallezuesit ne ngarkim te te pandehures. Kerkoj qe te mos pranohet kerkesa e te pandehures", deklaroi perfaqesuesi i akuzes. Ne fund prokurori i ka shpjeguar gjykates, se gjate marrjes ne pyetje te te pandehures ka asistuar nje avokate e caktuar, e cila ka firmosur procesverbalin e deklarimeve nga ana e te pandehures ne cdo faqe. Gjykata vendosi dje qe te therrase per te dhene shpjegime, ish-drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda, Adnand Kosova, ndersa per Vocin, Hoxhen dhe Frasherin, gjykata do te vendose me pas nese do t'i therrase per te dhene deklarime apo jo. Seanca e radhes do te zhvillohet me daten 12 mars te ketij viti, ku pritet qe te vije per te dhene shpjegime edhe nje nga kallezuesit ndaj 34-vjecares, Adnand Kosova.