E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, alarm nga Anglia Spanja po blen gjyqtarët

Afrika e Jugut 2010

Spanja dëshiron të blejë gjyqtarët e Botërorit. Akuza shokuese nuk vjen nga një njeri rruge, por direkt nga presidenti i federatës angleze (FA). Sipas “Mail on Sunday”, Lord Dejvid Triesman e ka thënë këtë në një bisedë me ish-bashkëpunëtoren e tij. “Autoritetet futbollistike spanjolle po kërkojnë të identifikojnë gjyqtarët... dhe t’i paguajnë. Ekzistojnë disa prova”, ka thënë ai. E përditshmja angleze njofton se FA-ja ka provuar të bllokojë publikimin e artikullit dhe ka kërcënuar se do t’i hedhë në gjyq. Sipas numrit një të futbollit anglez, “manovrat” spanjolle do të përfshinin edhe Rusinë dhe ka të bëjë me një marrëveshje për Botërorin 2018. Anglia synon Kupën e Botës të programuar pas 8 vitesh. Ky manifestim është edhe objektiv i Spanjës, që ka prezantuar një kandidaturë bashkë me Portugalinë, dhe i Rusisë. Sipas planit hipotetik të Triesman, iberikët do të tërhiqeshin nga gara, nëse do të merrnin nga rusët bashkëpunimin e nevojshëm për blerjen e gjyqtarëve gjatë botërorit Afrika e Jugut 2010.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›