E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank është trajneri i ri i Francës, lamtumirë Domenekut

Zyrtarizimi

Trajneri i Bodosë, kampiones së League 1 në sezonin 2008-2009, Laurent Blank, është emëruar tashmë në krye të Kombëtares franceze. Tekniku është larguar kështu me dëshirën e tij nga Bordoja. Pikërisht në faqen zyrtare të këtij klubi është bërë e ditur se Blank ka pranuar propozimin e Federatës Franceze të Futbollit dhe ai do të jetë trajneri i ardhshëm i transalpinëve. Blank e ka braktisur Bordonë një vit përpara skadencës së kontratës së tij, e cila e lidhte me “dallëndyshet” franceze deri më 30 qershor të 2011-s. Kështu që për Domenek, botërori Afrikë e Jugut 2010 do të jetë edhe aktiviteti i fundit ku do të jetë në stolin e Francës. Bordoja është treguar paksa e ashpër në komunikatat e saj, ku ka nënvizuar se “deklaratat e dëmshme të eksponentëve të FFF padyshim që kanë ndikuar negativisht në epilogun e sezonit aktual dhe rrjedhimisht edhe në sezonin e ardhshëm”. Klubi tashmë dëshiron arritjen e një “zgjidhjeje të pranueshme”, duke pritur kështu që të kompensohet nga federata francez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›