Në Monako ka spektakël, aksidente dhe Red Bull
Formula 1
Botërori ka ngjyrat e Red Bullit. është kjo përgjigjja e ardhur nga gara në Monako, ku është parë gjithçka, spektakël nga një SuperAlonso, aksidente të shumta dhe në fund vetëm dominim total i Red Bullit me Mark Veber dhe Sebastian Fetel. Një dopjetë e padiskutueshme dhe e merituar. Kubica është nisur i dyti, por është parakaluar në start nga Vetel dhe e ka mbyllur këtë garë në vendin e tretë. Në vendin e katërt pozicionohet një Filipe Masa i qëndrueshëm. Spektakël falë shumë parakalimeve ka dhënë Alonso, i nisur i fundit, por që përfundoi i shtati, i kaluar nga Shumaker (që mund të ndëshkohet për parakalim në regjimin e Safety Car).
#