Tentonin Italine me traget, kapen afer Sazanit
Vlore- Kontrolli ne tragetin e linjes Vlore-Brindizi zbulon kater klandestine qe tentonin Italine dhe kishin paguar nga 1-2 mije euro secili. Burime zyrtare te policise, bene me dije se trafiku u konstatua pasditen e djeshme, gjate nje informacioni te siguruar se kater te rinj te moshave 19-23 vjec, emrat e te cileve nuk u publikuan, kishin hipur ne mjetin lundrues ne menyre klandestine. Pikerisht ne momentin qe trageti po nisej, uniformat blu dhe agjentet e Zyres Antitrafik ushtruan nje kontroll te befasishem, pasi kapitaneria e tragetit hasi 3 milje larg ishullit te Sazanit, te rinjte vlonjate. Personeli i ka izoluar te dyshuarit ne nje dhome te vecante deri ne mberritjen e policise. Gjate marrjes ne pyetje, te rinjte kane deshmuar se kishin paguar mbi nje mije euro per person per te hipur ne traget me qellim emigrimin ne Itali, ndersa parate i jane paguar nje prej punonjesve te tragetit. Policia nuk dha emrin e punonjesit te dyshuar, duke u shprehur se po vijon hetimet per zbardhjen e rrjetit. Ne traget mesohet se udhetonin 100 persona dhe ishin sistemuar 40 mjete. Klandestinet po hetohen per akuzen e "kalimit te paligjshem te kufirit".
O. Hila
O. Hila