E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Marina Demani, nena e Artanit : "Nuk e dija me se merrej djali, me

kishte dhene vetem 3 mije leke"

Marina Demani, nena e Artanit te zhdukur prej 14 vjetesh, e mbledhur nje grusht nga vuajtja dhe dhimbja, ne nje krevat te vogel druri brenda nje shtepie kasolle ne qender te qytetit te Sarandes, duket edhe 20 vjet me e vjeter. Dhimbja per te birin e ka gjymtuar. Artani ishte djali me i vogel, per te cilin kishte me shume dhimbje dhe dashuri se ishte sipas saj i imet dhe shendetlig. "Kur iku ne prillin e vitit 1996, une kam qene e fundit qe e kam percjelle. Nuk e dija me se merrej im bir. Pasi humbi, kam mesuar se ishte perfshire ne trafikun e klandestineve duke shoqeruar njerezit qe vinin nga qytete te ndryshme te Shqiperise ne shumice ne ato vite. Im bir kryente vetem detyren e timonierit", rrefen nena e te humburit. Sipas saj Artani kishte detyre vetem transportin dhe jeten e kishte ne rrezik ne cdo moment. "Ne shtepi Artani nuk me kishte sjelle leke. Vetem 3000 leke me ka dhene njehere. Me tha; "merri nene, te blesh ndonje gje per t'u veshur". Po une me to lava disa borxhet neper dyqane ku merrja veresie, per te mbajtur femijet se paku me buke", rrefen Marina per "KJ". Rrefimet e njerezve per fatin e Artanit kane qene te ndryshme. Sipas nenes se tij, nje grua i ka thene nje here se 21-vjecari ishte marre nga nje anije greke duke u derguar ne nje tjeter qytet, por nuk ka percaktuar nese ishte i gjalle apo i vdekur. "Kam pasur shume sinjale, por pa asnje mundesi verifikimi. Policia greke nuk me ka deklaruar se ai ka humbur jeten. Shpresoj qe te jete diku dhe te behet i gjalle nje dite", perfundon Marina, duke na treguar nje fotografi te vjeter pasaporte te te birit, e vetmja qe i ka mbetur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›