REKORDI “GINES”, nusërohet me fustanin 2.2 kilometra të gjatë
Çdokush ëndërron të ketë një fustan të bukur nusërie. Por një kineze ka vendosur të thyejë çdo lloj fantazie, duke veshur në ditën më të bukur të jetës së saj një fustan 2162 metra të gjatë. Në këtë mënyrë ajo ka hyrë në librin e rekordeve “Gines”. Për të hapur të gjithë fustanin janë dashur me orë të tëra nga qindra persona që kanë marrë pjesë në ceremoninë martesore. Ky rekord është thyer ditën e shtunë gjatë një dasme në Kinë, ndërsa rekordi i mëparshëm mësohet se mbahej nga një tjetër nuse, e cila kishte një fustan nusërie të gjatë prej 1.5 kilometrash.
Ndërkaq, mësohet se ideja për fustanin prej 2 kilometrash të gjatë ka qenë e dhëndrit, të cilit i ka kushtuar rreth 4000 euro, një shumë tmerrësisht e madhe për në Kinë.
Sikundër thuhet, edhe “bishti” i fustanit që e ka veshur mësuesja 25-vjeçare Lin Rong, ka qenë i dekoruar me 9 999 trëndafila të mëndafshtë.
10 Gusht 2009