Ribery: Mund të arrijmë shumë këtë sezon

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 22:00
Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery dëshiron ta ndihmojë ekipin e tij për të arritur suksese këtë sezon.
Ylli francez thotë se është në formë të mirë fizike dhe të lojës. Ai pati sezone zhgënjyese në Allianz Arena, por ai duket se këtë sezon është kthyer. Kjo u pa në tri xhirot e para të Bundesligës.
“Për momentin, dëshirojmë që ta ngremë lart Bayernin, të zbavitemi sërish dhe të jemi të papërmbajtshëm në fushë”, tha ish futbollisti i Olympique Marseille për Telefoot.
“Jam mjaft i freskët, po ndihem shumë mirë. Po kënaqem në fushë sërish, me vrapimin, driblimin dhe të gjitha gjërat që më kanë munguar në dy sezonet e fundit”, përfundoi Ribery.