Ferguson s’e priste një fitore të tillë

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 14:22
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk e kishte pritur një fitore aq të thellë ndaj Arsenalit. ‘Djajtë e Kuq’ fituan bindshëm 8:2, duke e shkatërruar totalisht ekipin londinez.
“Kjo fitore për mua ishte një befasi, sepse kur takohesh me Arsenalin, gjithmonë të pret një lojë e vështirë. Natyrisht, ata janë rrënuar në këtë rast, por megjithatë kanë një skuadër të rëndësishme. Jam i lumtur se si iu qasëm lojës dhe e mbajtëm nivelin e lartë të koncentrimit”, deklaroi trajneri skocez për Skysports.com.