E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillim fantastik

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 08:33

Cristiano Ronaldo e ka përshëndetur lojën e bashkëlojtarëve te Real Madridi në fillimin fantastik të sezonit të ri në La Liga. Madrilenët fituan 6:0 ndaj Real Zaragozas dhe ylli portugez realizoi tri gola, në minutat 24, 71 e 87.

“Pikë së pari duhet ta uroj ekipin, i cili luajti mjaft mirë. Unë i shënova golat fal shokëve të mi. Ata më ndihmuan dhe unë u ndihmova atyre, kështu është OK. Ne nuk mund të arrijmë asgjë, nëse nuk luajmë së bashku. Më e rëndësishmja është skuadra. Do të mundohem të ndihmoj me gola, por kolektiviteti është gjëja kryesore”, deklaroi ish futbollisti i Manchester Unitedit për ueb faqen zyrtare të klubit.

Marcelo, Xabi Alonso e Kaka e shtuan nga një gol, për fitoren bindëse të ekipit të Jose Mourinhos. “E filluam sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk duhet të fokusohemi se çka bëjnë të tjerët. Duhet të koncentrohemi që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të mendojmë vetëm për vetveten”, përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›