E Diel, 1 Nëntor 2026

Rice: Ukrania dhe Gjeorgjia , një rrugë të gjatë për në NATO

Bruksel - Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se Ukraina dhe Gjeorgjia më në fund do të bëhen anëtare të NATO-s, por ato kanë një "rrugë të gjatë përpara për t'i përmbushur kriteret e anëtarësimit.

Kjo deklaratë e shefes së diplomacisë amerikane vjen në prag të takimit sot në Bruksel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Diplomatët thonë se ministrat me siguri do të zbrapsen nga planet që t'i ofrojnë Ukrainës dhe Gjeorgjisë anëtarësim në planin aksional, që është periudhë kalimtare para anëtarësimit të plotë.

Rusia e kundërshton fuqishëm anëtarësimin e dy ish republikave sovjetike në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›