E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galack: Brenda javës publikohet data për shtrirjen e EULEX

Bruksel - BE ende nuk ka vendosur datën definitive për fillimin e EULEX. Kështu ka deklaruar Christina Gallack sipas së cilës ka rënë poshtë ideja për një shtrirje të misionit më 2 dhjetor. Zonja Gallack u shpreh për mediat se pavarësisht vonesave, misioni do të fillojë gjatë kësaj jave. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Novosti”, Gallack u shpreh se “2 dhjetori nuk është i garantuar, por data do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim. Gjithsesi, kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›