Tailandë, gjykata mbyll partinë në pushtet
Bangok - Kryeministri tajlandezë, Somchai Wongsawat, ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vendin e tij për mbylljen e partisë që ai drejton si dhe për ndalimin e aktivitetit politik ndaj tij. Ai e ka pranuar vendimin e gjykatës, pas ngjarjeve të dhunshme që kanë pushtuar vendim prej mëse një jave. “Detyra ime si kryeministër ka marrë fund. Që tani e tutje jam një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Nuk e prisja një vendim të tillë. Jam përpjekur të punojë jo për veten time, por për popullin tim”, tha ai.
ANËTARËT E 6 PARTIVE TË KOALICIONIT PËRPIQEN PËR KRIJIMIN E QEVERISË SË RE
Ndërkohë, pas mbylljes së tre nga gjashtë partitë e koalicionit qeverisës, tre të mbeturat kanë nisur përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Ato janë Partia popullore, Partia Chart Thai dhe Partia Matchima Thipataja. Zëdhënësi i qeverisë Nattauut Sai-Kua, ka deklaruar se anëtarët e partive të mbyllura që nuk u është ndaluar aktiviteti politik, do tu bashkohen partive aleate për të krijuar qeverinë e re.