Prokurori-qeveri, ngrijnënegociatat për projektligjin
TIRANË- “Ngrijnë” negociatat mes përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me ligjin e ri. I ashtuquajturi takim konsultativ ka dështuar, duke u shtyrë për të hënën, për shkak se anjëra nga palëtnuk pranon të tërhiqet nga qëndrimet e mëparshme. Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, Zamir Shtylla e Kujtim Luli, nuk kanë lëshuar “pe” për katër pikat që ata i cilësojnë të papranueshme, e të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe të dërguarit e Alibeajt në këtë takim. “Pas katër orësh konsultime dhe debate për disa nene, të cilat Ministria e Drejtësisë ngulmon të ndryshohen, palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nenet e papranueshme nga Prokuroria e Përgjithshme mbeten imuniteti i prokurorëve, raportimi në Kuvend i ministrit të Drejtësisë, ruajtja e kompetencave për Prokurorin e Përgjithshëm dhe ulja e pagave”,-bënë me dije burime nga organi qendror i akuzës.
Ka qenë ora 12:00 e ditës së djeshme, kur dy prokurorët Zamir Shtylla dhe Kujtim Luli kanë dalë para grupit të punës, i ngritur nga Ministria e Drejtësisë për përpilimin e projektligjit “Për Prokurorinë”, ku kanë lexuar dhe argumentuar për disa orë kundërshtimet e tyre për këtë projektligj. Dy prokurorët kanë këmbëngulur para ekspertëve të zyrës së kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë se duhet të hiqen një sërë nenesh të renditura në projektligjin që ekzekutivi mendon ta miratojë në Kuvend. Sipas tyre, këto kanë qenë edhe pikat më të nxehta, ku draftuesit e Ministrisë kanë debatuar me përfaqësuesit e akuzës, të cilët janë shprehur se nuk do të lëshojnë pe në këto pika të ligjit ekzistues dhe atyre që duhet të ndryshojnë.
Mësohet se pas debatit katër orësh mes tyre, është vendosur të ndërpritet ky takim për të vazhduar mesditën e së hënës në vazhdimin e konsultimeve edhe pse palët nuk mendojnë të arrijnë në një kompromis për këto pika, pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë janë kategorikë në mospranimin e këtyre sugjerimeve. Sipas këtyre burimeve, mësohet se Ministria vazhdon të kërkojë më këmbëngulje heqjen e imunitetit të prokurorëve (që sipas këtyre të fundit nuk ekziston), moskthimin e tyre në punë, në rast shkarkimi si dhe raportimin në Kuvend të Ministrit për punën e prokurorisë në çdo 6 muaj. Këto ndryshime janë cilësuar si tendencë për të vënë prokurorinë nën varësinë e ekzekutivit dhe mazhorancës, duke cënuar njëherazi pavarësinë që Kushtetuta i sanksionon këtij institucioni.
PIKAT E KONTESTUESHME
Për arrestimin e prokurorit duhet të merret miratimi i Prokurorit të Përgjithshëm
Të hiqet neni për raportimin në Kuvend të ministrit të Drejtësisë, për punën e prokurorisë
Të mos ndryshojë neni për pagat dhe shpërblimet
Në rast shkarkimi të prokurorit nga detyra, dosja të gjykohet në Gjykatë të Lartë, ku kjo gjykatë të vendosë edhe për kthimin ose jo të tij në detyrë