Trajneri i Barcelones Guardiola e quan te mire rezultatin 2-2 ndaj Realit
Nuk doli të fliste “Special One”, por gjigandi tjetër, ai i stolit katalanas, po. Zhoze Murinjo ia la radhën ndihmësit të tij, Aitor Karanka, për të folur pas finales së parë të Superkupës së Spanjës, që Reali dhe Barcelona e mbyllën 2-2 në tempullin e futbollit të Madridit. Veçse, si zotër të shtëpisë, madrilenët ia lanë radhën fillimisht trajnerit mik, Pep Guardiola, dhe pastaj dolën të flisnin edhe vetë.
“Mendoj se rezultati është i mirë, por të mërkurën ne do të jemi ende prapa në përgatitjet tona, pra do jetë e vështirë ndaj një ekipi si Reali i Madridit. Unë kam shpresë tek tifozët tanë. Këtu në “Bernabeu” tifozët ishin të pabesueshëm, ata e ndihmuan shumë ekipin e tyre. Shpresoj që ne të kemi të njëjtën ndihmë në Barcelonë”, Guardiola.
“Rezultati është ai që është. Ne jemi të lumtur me punën që kemi bërë në fazën përgatitore. Është mëkat që nuk arritëm ta fitonim ndeshjen me aq raste sa patëm. Ne kemi një ndeshje tjetër atje. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të qëndrojmë në këtë nivel”, tha Karanka.
Ndeshja e dytë luhët të mërkurën. Sërish shumë vonë, në orën 23:00. Duket qartë se Superkupa do të dorëzohet pasi të ketë nisur dita e re, e premtja.