E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ricky Martin deklarohet homoseksual



Guxon t’i thotë botës se është homoseksual. Riki Martin shkruan në faqen e tij zyrtare: “Ndihem krenar të pranoj se jam homoseksual me fat”. Ai është baba i dy binjakëve dhe ka çmendur një gjeneratë të tërë femrash me pamjen e tij seksi dhe talentin e padiskutueshëm. “Ka qenë një proces shumë intensiv, me ankth dhe i dhimbshëm. Sot pranoj homoseksualitetin tim si një dhuratë që më jep jeta”. Por kjo gjë që vetë këngëtari e pranon është spekuluar që kur ai shpërtheu me hitin “Livin’ la Vida Loca” në vitin 1999. Verën e shkuar ai pranoi se ishte biseksual, ndërsa tani pranon të rrëfejë gjithë të vërtetën. “Kisha vendosur të ecja më tej me jetën time duke mos ndarë me botën të gjithë të vërtetën. I kam lejuar vetes të jem i pushtuar nga frika dhe pasiguria”, ka shkruar Martin në kujtimet e tij. Latino-amerikani u bë baba i dy djemve, Valentino dhe Mateo, në vitin 2008, nga një nënë e panjohur.

Maraja Keri
Bashkëshorti i dhuron një “Porsh” për ditëlindje

Bashkëshorti i këngëtares Maraja Kerit, Nik Kanon, nuk ka kursyer për ditëlindjen e 40-të të partneres. Mikpritësi i shout “America’s Got Talent” i ka blerë këngëtares së hitit “Touch My Body” një Porsh ngjyrë trëndafili në ditën e festës së saj më 27 mars. “Faleminderit të gjithëve për dëshirat e përvjetorit. Sot gjithçka është e mrekullueshme. Po kaloj shumë mirë. Të gjitha mesazhet dhe videot që kam marrë kanë qenë të mrekullueshme. Nik më befasoi me një Porsh ngjyrë trëndafili! Një e madhe! Po, trëndafili”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj të “Twitter”. Herë pas here këngëtarja kujtohet të thotë fjalë të ëmbla për të shoqin, i cili e ndjek me durim kudo që ajo shkon, duke e falënderuar në të gjitha mënyrat.

31 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›