E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKOB dhe Ansambli Popullor, aktivitet për Milto Vakon



80-vjetori i lindjes së Mjeshtrit të Ansambleve Korale Prof. Milto Vako ka mbledhur mbrëmë në një mbrëmje muzikore artistë, miq e të afërm të këtij artisti të madh për të festuar e njëkohësisht nderuar vlerat e kontributin që ai i ka dhënë artit e kulturës shqiptare. Kështu, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit së bashku me Ansamblin Popullor organizuan një aktivitet të veçantë, në këtë përvjetor lindjeje të artistit, i cili ka një karrierë të gjatë e mjaft frytdhënëse në skenën shqiptare. Në repertor janë intepretuar vepra të dirigjentit Vako, nga Solistët e T.K.O.B, Kori i Operës, Ansambli Koral Popullor, duke i dhuruar publikut shqiptar një mbrëmje të veçantë muzikore, e plot emocione.
Vlerësime për personalitetin artistik të Mjeshtrit të korit Milto Vako
Dirigjenti Milto Vako, Artist i merituar, është një nga profesionistët e ngritjes së nivelit artistik të traditës korale si dhe në përgjithësi për të gjithë gamën e të kënduarit në ansambël. Ai me talentin drejtues në këtë fushë është ndër krijuesit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore duke dhënë ndër vite disa modele interpretimi të përpunimeve më të mira korale në këtë fushë. Merita të ndjeshme ka prof. Milto Vako dhe në inicimin e një tradite të re korale për ansamblet e zërave të rinj që njihen në botë me emërtimin “voci bianche”. Mbi këto parime ai filloi një përvojë të re tek ne me korin e Liceut Artistik që në vitet ’60, gjë e cila ngjalli mjaft diskutime pasi thyente tabutë kufizuese të kohës. Në fushën e krijimtarisë korale, MiltoVako zë një vend në sajë të disa punimeve cilësore. Cikli gjashtëdhjetë pjesëve të përpunuara për kor vajzash dhe kor miks pasuron repertorin vokal – koral në vendin tonë. Ky repertor i cili është interpretuar nga koret më me zënë si kori i operës me pjesët “Broi një pëllumb” apo “Erdhi prilli ç’u shkri bora” etj, si dhe nga Paks Dei të drejtuara nga dirigjentja Suzana Turku apo kori Rozafa Expres të drejtuar nga dirigjenti Zef Çoba por në mënyrë të veçantë nga kori i vajzave të A.A drejtuar nga vetë autori i cili përveç koncerteve në vendin tonë ka zhvilluar një aktivitet edhe jashtë shtetit si Itali, Gjermani, Zvicer, France, Izrael si dhe në të gjitha vendet e Ballkanit. Disa nga këto përpunime janë interpretuar edhe nga ansamblet e këtyre vendeve si kori i Akademisë muzikore të Shkupit nën drejtimin e prof. Zapravo apo Korit Menada nën drejtimin e prof. Svica Zoriç – Tetovë në festivalet korale si dhe Bullgari e Krakojevac – Serbi nën drejtimin e prof. Millo Nikoliç.

Ministri Xhaferaj inspekton rrugën pranë Parkut Kombëtarë të Butrintit

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Xhaferaj së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Drejtoreshën e British Council, Përfaqësues nga UNESCO, përfaqësues të Fondacionit Butrinti, Nën/Prefekti i Sarandës, Kryetari i Komunës Ksamil, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Sarandë, Agjensia e Shërbimit Arkeologjik, Parku kombëtarë Butrint etj. Inspektuan rrugën që po ndërtohet pranë parkut kombëtar Butrint. Fokusi i inspektimit të rrugës që po ndërtohet pranë parkut kombëtarë të Butrintit ishte mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike dhe zhvillimi i Turizmit të qëndrueshëm. Të gjitha agjencitë shtetërore në varësi të MTKRS dhe firmat zbatuese të projektit të rrugës janë duke bashkëpunuar në zbatim të rekomandimeve të Këshillit Kombëtarë të Arkeologjisë. Një rrugë me standarde të larta estetike që mbron mjedisin dhe trashëgiminë kulturore ku e bën trashëgiminë më mirë të vizitueshme dhe më të mirë besuar. Kjo është një rrugë u shpreh Ministri Xhaferaj e cila nuk trajtohet si një rrugë e zakonshme por si një rrugë e përshtatshme për një park arkeologjik të vlerave Botërore. Kjo rrugë u shpreh ai do të trajtohet me të gjithë ndërhyrjet estetike dhe rigjallërimin e bimësisë duke plotësuar të gjitha kriteret si një rrugë në funksion të turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Objektivi pra : Zhvillimi i turizmit dhe trashëgimisë ku trashëgimia kulturore dhe mjedisi të jenë në funksion të turizmit. “Ne dëshirojmë që përveç turizmit të diellit dhe rërës, turistët të vijnë në Shqipëri të shijojnë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore duke plotësuar më tej eksperiencën e tyre në këtë vend”-theksoi ministri Xhaferaj.

31 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›