Shpërblimet, “kompletohen” 200 prokurorë me rrogën e 13-të
19/12/2008 Prej ekspertëve të akuzës janë shpërblyer tashmë 130 kolegë
TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama duke vlerësuar punën hetimore që kryejnë prokurorët ka menduar që për festat e fundvitit t’i shpërblejë këta të fundit me një rrogë shtesë. Por mundësinë për ta marrë këtë shumë financiare nuk do e kenë të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë. Nga burime pranë organit të akuzës mësohet se në listën e marrjes së rrogës të 13-të janë rreth 70 prokurorë, të cilët do të përzgjidhen mbi bazën e punës hetimore që kanë kryer gjatë vitit 2008, teksa 130 kolegë tashmë janë “shlyer” me shtetin. Secili prej tyre do të marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra, shumë kjo që do të ndihmojë ekspertët hetimorë të “pasurojnë” menunë e tryezës së tyre në mbrëmjen e 31 dhjetorin. Por njerëzit e akuzës nuk do të mjaftohen vetëm me shumën që i ka sugjeruar Kryeprokurorja Ina Rama, sepse ky numër hetuesish do të ketë të drejtën të marri edhe 100 mijë lekë të vjetra shpërblim nga buxheti i shtetit. Mirëpo lidhur me këtë mënyrë shpërblimi nuk pajtohen prokurorët që s’përfitojnë shpërblim nga buxheti i Prokurorisë. Ata shprehen për gazetën “Metropol” se mënyra e përzgjedhjes së 70 prokurorëve nuk është kryer në mënyrë korrekte. Madje disa prej tyre shtojnë duke e shprehur me fjalën popullore se disa prokurorë shihen me syrin e njerkës dhe disa të tjerë me syrin e nënës. Duke parë rolin dhe efektshmërinë ndaj korrupsionit Prokurorja e Përgjithshme ka dashur t’i japë kurajën prokurorëve, në mënyrë që këta të fundit të vazhdojnë luftën kundër personave që kryejnë falsifikimin e dokumenteve të pronave dhe parave. Por megjithëse është mësuar për shpërblimin e majmë të 70 prokurorëve, nuk dihet me saktësi nëse do të kenë një shumë shpërblimi për pjesën tjetër ose për oficerët, pasi edhe këta nuk rinë duarkryq gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme. Mësohet se jashtë listës së shpërblimit mbeten emrat e një sërë prokurorëve, të cilët kryesisht i përkasin Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokurorisë së Tiranës, njësisë hetimore Task-Forcë e akuzave të tjera. Pikërisht në këto tre institucione ndodhen dosjet më të vështira, ku pa përkushtim dhe investigim të imtësishëm ato nuk mund të marrin zgjidhje. Ndërkohë që burimet pranë Prokurorisë thanë se Kryeprokurorja kërkon të vlerësojë të gjithë prokurorët, por për arsyen e buxhetit të vogël që ka organi i akuzës, për ta nuk do të mundësohet asnjë shpërblim i veçantë. Pak kohë më parë janë përzgjedhur edhe 130 prokurorë, të cilët kanë përfituar shpërblim nga Prokuroria mbi bazën e punës hetimore që ata kanë kryer gjatë vitit 2008.
Policia Gjyqësore pa shpërblim
TIRANE - Oficerët e Policisë Gjyqësore duket se nuk do të përfitojnë asnjë shpërblim nga organi i akuzës qendrore. Këtë vit ata do të mjaftohen vetëm me 10 mijë lekët që i ka miratuar Qeveria. Por edhe këtë shpërblim, oficerët si dhe prokurorët nuk do e marrin të plotë pasi mbi këtë shumë financiare është vënë 10 për qind TVSH, që do të thotë se shpërblimi do të merret me 10 mijë lekë të vjetra mangët. Ndërkohë që për ta krejt ndryshe ka qenë viti i kaluar, ku Kryeprokurorja Ina Rama i shpërbleu me rreth 200 mijë lekë të vjetra. Plus kësaj shume oficerët patën mundësinë të merrnin edhe 10 mijë lekë të tjera nga Qeveria, që në total shuma financiare e shpërblimit arriti në 300 mijë lekë të vjetra. Nuk dihet me saktësi nëse oficerët do të marrin shpërblim nga Ministria e Brendshme, por sipas tyre kjo e fundit nuk e ka “lëshuar” asnjëherë dorën dhe mbeten gjithmonë në pritje të trajtimit me seriozitet të këtij shqetësimi.
Për fundvit
Shpërblimet për policët
Agjenti, Agjenti i Parë 10 mijë lekë
Asistenti, Asistenti i Parë 10 mijë lekë
Kryeasistenti 10 mijë lekë
Nëninspektori, Inspektori 10 mijë lekë
Kryeinspektori 10 mijë lekë
Nënkomisari, komisari 10 mijë lekë
Kryekomisari 10 mijë lekë
Drejtuesi, Drejtuesi i Parë 10 mijë lekë
Shpërblimet për gjykatësit
Gjykatësi fillestar 32 mijë lekë
Kryetari i gjykatës 60 mijë lekë
Shpërblimet për prokurorët
200 prokurorët e zgjedhur 80 mijë lekë
Prokurorët e tjerë 10 mijë lekë
Oficerët e Policisë Gjyqësore 10 mijë lekë