Mburoja e Apolonisë, sërish në këmbë
14/12/2010 Foto: mburoja ne fazen e tanishme te restaurimit
pjesa e brendshme e mburojes
Pas 2300 vjetëve e shtrirë brenda në varr, më në fund ajo mund të qëndrojë në këmbë dhe të dëshmojë…
Mburoja e Apolonisë e zbuluar në vitin 1984 nga Vangjel Dimo në një tumë të fshatit Kryegjat që ndodhet prapa Apolonisë është në fund të një procesi të gjatë restaurimi, që e ka sjellë në gjendjen e saj më të mirë, që pas zbulimit të para 26 vjetëve.
“Mburoja prej bronzi u gjet e shtrirë dhe e copëtuar në 8153 copë, ndërsa materialet e tjera të qeramikës nuk kishin ndonjë dëmtim, por ato të hekurit ishin të ndryshkura. Me tu zbuluar, mburoja erdhi në laborator për tu restauruar. Që prej vitit 1984 deri tani, pas 26 vjetëve që ka ardhur në laborator, ajo mundi të ngrihet në këmbë pa frikë se mund të prishet”, shprehet shefi i Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, që po merret me restaurimin e kësaj mburoje, Frederik Stamati. Ai vëren se deri tani është përfunduar tërësisht restaurimi i pjesës së mbrapme të saj.
Mburoja, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë dhe një ndër të rrallat edhe në botë, është zbuluar në tumën e fshatit Kryegjat bashkë me skeletin që e mbante, dy armë prej hekuri me elementë kockorë dhe katër enë prej qeramike. Objektet e tjera që ishin në varr u vodhën në vitin 1992 në Apoloni dhe sot nga ai varr ka mbetur vetëm kjo mburojë, e cila ishte në LKA.
“U desh të bëhej një punë e madhe studimore paraprake për të parë se si ishte ndërtuar kjo mburojë që e gjetëm në kaq shumë copa. Praktikisht materialet kanë qenë në gjashtë shtresa dhe të gjitha ishin bërë njësh dhe nuk merrej vesh se si ishin. Nuk kuptohej asnjë formë”, nënvizon specialisti Stamati, ndërsa vëren se vetëm pas shumë përpjekjesh arritën të gjenin se si ka qenë e ndërtuar dhe se si ka qenë dekoracioni i kësaj mburoje.
Tanimë, gradualisht me avancimin e punimeve u pozicionua gjithçka në vendin e vet dhe së fundi duke filluar që nga muaji gusht deri tani, u bë e mundur që të imitohej pjesa e brendshme mbajtëse prej druri dhe lëkure e mburojës, e cila është modeluar dhe qëndron e gjitha e montuar. Ia vlen të theksohet se tani nuk ka më rrezik që mburoja të shkërmoqet apo dëmtohet më tej.
Për momentin specialistët janë në përfundim të punës për kozmetikën e anës së përparme gjë që presupozon largimin e gjithë atyre materialeve që shërbenin si suport dhe që ishin vendosur në laborator për ta modeluar dhe për ta mbajtur këtë mburojë. Menjëherë pas kësaj, mburojës do ti jepet pamja përfundimtare, shumë e afërt me atë që ka pasur mijëra vjet më parë.
Për trajtimin e këtij objekti interesant dhe të veçantë, janë projektuar dhe eksperimentuar 780 rrugë dhe është ndjekur vetëm një.
“Deri tani gjithçka e kryer ka ecur sipas parashikimit pa pasur asnjë problem”, vëren Stamati, ndërsa bën të ditur se kanë qenë gjithsej tre etapa shumë të rrezikshme, që po të dështonin çonin në shkatërrimin e plotë të mburojës duke bërë që ajo të mos ngrihej më në këmbë.
“Dy prej këtyre etapave kanë kaluar fare mirë, tani është etapa e tretë, e cila po kalon pa probleme. Kjo etapë e fundit do të dojë edhe disa muaj punë, jo më pak se dy muaj, që të përfundojë plotësisht”.
Mburoja e restauruar më pas do të ekspozohet në Apoloni, në muzeun që do të hapet në fund të muajit shkurt.
“Mendojmë të ekspozohet në bazament peçikllazi, që të jetë e shikueshme nga të dyja anët”.
Diçka interesante për tu shënuar, ndërsa shikon mburojën është edhe një pllakë prej bakri e larë në argjend dhe në ar, e inkorporuar brenda në mburojë nga restauruesi i saj. Ai është një mesazh i shkruar për restauruesit e vitit 2311, pasi sipas Frederik Stamatit, duke marrë parasysh vjetërsimin e materialeve sintetike, erozionin, etj, nëse mburoja do të ruhet në kushte muzeale nuk do të ketë probleme për 300 vjet
“Rrëfimet” e detajeve
Ende sot mburoja vazhdon të jetë një objekt studimesh për sa i përket përbërjes, historikut dhe jo vetëm.
“Aktualisht një copë e vogël lëkure e saj është çuar në Francë nën shoqërimin e një specialisteje të Institutit të Fizikës Bërthamore dhe po punohet për të bërë përcaktimin e moshës me anë të karbonit 14, e cila do të na japi një datë shumë të përafërt me vjetërsinë e saj. Ne mendojmë që kjo mburojë lidhet me pjesëmarrjen e ushtrive të Apolonisë në fushatat e Aleksandrit të Madh, sepse mburoja është ceremoniale, jo luftarake”, thekson Stamati.
Nisur nga ky fakt dhe nga elementët prej kocke dhe hekuri, të cilët janë të gjithë lindorë, specialisti thotë me bindje se një mburojë e tillë nuk mund të mbahej nga kushdo, por vetëm nga një prijës.
Mburoja është e tipit pa buzë. “Mburojat maqedonase janë dy tipash: me buzë, si tip pjate dhe e kuruar direkt pa buzë. Ato me buzë mbaheshin në sup, kurse kjo nuk mbahej në sup. Nga mbrapa, në mes ka pasur një kuti prej argjendi që shërbente si vend ku futeshin hajmalitë, por ajo nuk është gjetur”.
Ka pjesë të mburojës, si elementët ku kapej rripi prej lëkure që nga analizat rezulton të jetë lëkurë e bagëtive të trasha. Mburoja kishte një sistem mbajtësesh, të cilat janë gjetur me përjashtim të njërës ku kalonte spangoja. Këto janë elemente të dekoruara me dalta të holla dhe motive shumë të bukura. Në pjesën e përparme ka meduzën, sytë e së cilës janë prej karbonati kalciumi, ndërsa gjuha është e mbërthyer me një gozhdë. Po në pjesën e përparme ndodhen edhe rrathët koncentrikë që janë zbukurime maqedonase plus një mori themthash (sfera, zbukurime). Gjatë punës u vu re edhe se si ishte ndërtuar kjo mburojë. “Ishte marrë një fletë bronzi, që ka 9-10 për qind kallaj pa arsenik, sepse ky është kallaji që mund të përdoret pa u thyer dhe kishin hapur një vrimë në mes të fletës që e kishin mbërthyer me gozhdë diku në një vend dhe kishin gërvishtur vijëzim të motiveve që do të aplikonin aty. Pastaj me çekiç ose daltë kishin krijuar zbukurimet që në një anë ishin të futura në formë ulluku, ndërsa në anën tjetër ishin të ngritura si tjegulla. Nga analizat doli se në disa vende mburoja ishte çarë dhe kishin përdorur arna po në formë ulluku, që i kishin vënë nga brenda dhe i kishin ngjitur me kallaj. Në qendër duket një katrore prej kallaji ku ka qenë ngjitur kutia prej argjendi. Kjo ishte e montuar në dru ose lëkurë. Zakonisht këto janë prej druri të gdhendura. Këtu ishin mbërthyer gjithë këto elementë me gozhdë, por duke pasur edhe një shtresë lëkure, e cila zakonisht lyhej me shtresë të kuqe”. Specialistët janë akoma në përpjekje e sipër për të gjetur se ku mund të bëjnë një analizë të kësaj boje të kuqe, pasi në Shqipëri nuk bëhet kjo lloj analize. Edhe pse është e vetmja mburojë e zbuluar në Shqipëri dhe nga të paktat e këtij lloji edhe në botë, mund të thuhet pa droje se prodhuesi i saj ka qenë një mjeshtër i vërtetë.