E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata, policia ndalon makinën që lajmëronte qytetarët

Është shënuar edhe incidenti i parë para demonstratës së orës 14:00 që do të zhvillohet në kryeqytet.

Mësohet se është bllokuar në zonën e Kombinatit nga policia makina me qëndër zëri që lajmëron qytetarët të marrin pjesë në demonstratë.

Sipas Partisë Socialiste nuk është dhënë asnjë arsye për bllokimin e makinës ndërsa policia ka sqaruar se makina është ndaluar pasi nuk ka pasur autorizim për të bërë lajmërime.

Gjithashtu policia thekson se gjatë ndalimit të makinës është konstatuar se drejtuesi i mjetit Sinan Gjeka 40 vjeç nuk kishte patentë. Sipas policisë drejtuesit të mjetit i është vënë 10 mijë lekë të reja gjobë dhe më pas ai është lënë i lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›