E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza spanjollet serish ne protesta

Mijëra anëtarë të së ashtuquajturës lëvizja e të "indinjuarve", u mblodhën sërish në Puerta del Sol të Madridit. Nga qytete të ndryshme të Spanjës ata u takuan sërish në sheshin tashmë pikë takimi të lëvizjes duke i dhënë fund një marshimi që filloi më 19 qershor.

Sipas  deklaratave në Tuitter rreth 600 anëtarë të kësaj lëvizjeje mbërritën të rreshtuar në  në gjashtë kolona të ndryshme. Ata kishin udhëtuar në këmbë dhe me autobus për të marrë pjesë në protestën masive.  Protestuesit e quajne veten "indignados", që do të thotë " të indinjuar" ose "të zemëruar". Demonstrata e parë filloi para zgjedhjeve rajonale 22 Maj si kundër  përgjigje ndaj  asaj që u perceptual si dështim i politikanëve për të përfaqësuar elektoratin.

"Kjo është një një iniciativë shumë pozitive. Unë mendoj se është koha për të dalë në rrugë kundër të gjitha abuzimeve që burojnë  nga ata që kanë pushtetin ekonomik. Pra ndaluni tani, njerëzit duan një punë, duan dinjitetin e tyre, janë të lodhur së qeni të  injoruar dhe të papunë,  pa një të ardhme apo perspektivë "-tha Laura, një përfaqësuese e lëvizjes.

Udhëheqësit politikë të ekonomisë katërt më e madhe e zonës euro kanë punuar shumë për të bindur investitorët se vendi nuk do të ndjekë Greqinë, Portugalia dhe Irlanda në kërkim të një pakoje shpëtimi.  Por spanjollët thonë se ende brengat e tyre po injorohen e sondazhet tregojnë se mbështetja për një lëvizje  të tillë si ajo e të zemëruarve sa vjen e rritet. Papunësia është rritur në nivelin  më të lartë në 14-vjet dhe gati gjysma e  të rrinjve nën 25 vjeç janë pa punë. Bankat kanë prerë linjat e kredisë, çmimet e konsumit janë rritur më shpejt se mesatarja rajonale, ndërsa çmimet e shtëpive kanë rënë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›