E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine dalja e trenit nga shinat shkakton 35 viktima

Në Kinë, një shkëndijë ndërpreu rrymën elektrike në një tren me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar një përplasje dhe daljen nga shinat që vranë të paktën 35 persona dhe plagosën gati 200  të tjerë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se një tren i vjetër tradicional u godit nga shkëndija në mbërmje ndërsa udhëtonte mes kryeqytetit provincial Hangzhou në Wenzhou të provincës Zhejiang. Ata thanë se treni i dëmtuar më pas u godit nga një tren i shpejtësisë së lartë, duke i detyruar të dy të dilnin nga shinat.

Ekipet e shpëtimit  nxituan në vengjarje për tu ardhur në ndihmë pasagjerëve të mbetur  nëpër vagonët e përmbysur. Kina ka shpenzuar miliarda dollarë për të lidhur qytetet me trena të shpejtësisë së lartë por kjo është hera e dytë gjatë javëve të fundit që stuhitë kanë shkaktuar problem e aksidente fatale.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›