Rifunksionalizohen CT-të
Zyrtarët e Qendrës Diagnostike kanë futur në punë dy aparate të rëndësishme radiologjike, të cilat qe gjashtë vjet ishin jashtë funksioni.
Në Repartin e Radiologjisë me kapacitet të plotë po punohet në dy CT, atë gjashtë shtresore dhe CT spinale. Benda ditës kryhen rreth 60 CT.
Njëra prej tyre do vendoset në Klinikën e Pediatrisë ku do kryhen fotografimet për fëmijë që nuk do kenë nevojë të barten për në Radiologji, përderisa aparati i dytë radiologjik do vendoset në Klinikën e Kirurgjisë, ku fotografimet do bëhen për gjitha klinikat kirurgjikale.
Në vendin ku janë vendosur këto aparate, është bërë adaptimi i hapësirave për mbrojtje nga rrezatimi si për stafin, ashtu edhe për pacientët.
Së shpejti, në Repartin e Neonatologjisë në Klinikën e Pediatrisë, do vendoset një rëntgen mobil. Tash e tutje, foshnjat nuk do kenë nevojë të barten, por fotografimet do kryhen direkt në kuadër të Repartit.
Sipas një komunikate të QKUK-së, po bëhen përpjeke maksimale që të filloj punën shumë shpejt edhe një kabinet i ri i ultrazërit në kuadër të Radiologjisë, i cili po ashtu, ishte donacion dhe nuk ishte futur në përdorim për më shumë se gjashtë vjet.
Futja në punë e këtij ultrazëri, do zvogëlonte në masë të madhe pritjet e pacientëve.