Strategji për ujërat
Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Zyrës Rajonale për Mjedis në Kosovës (REC) dhe në financim të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, u mbajt “Forumi i ujërave 2010”.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar ka thënë se roli i strukturave shtetërore do të vazhdojë të rritet edhe më tutje në drejtim të arritjes së standardeve dhe zhvillimeve përkrahë vendeve të rajonit dhe të shteteve të BE-së, duke përmendur me këtë rast edhe objektivat që ka ministria që ai drejton për mbrojtjen dhe përmirësimin e ujërave në Kosovë.
“Në objektivat kryesore për këto resurse ujore janë mbrojtja, përmirësimi i cilësisë së ujërave, monitorimi dhe përdorimi racional i tij. Një hapë i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe Ligji për ndërmarrjet publike dhe delegimi i përgjegjësive, hartimi i strategjisë së ujërave, por gjithashtu hartimi i ri i Ligjit për ujëra, i cili është ende në fazën e hartimit pranë MMPH-së, por duke kaluar edhe përmes strukturave tjera besojmë që së shpejti do dërgohet në Parlament në aprovim”, u shpreh Jagcilar.
Kosova konsiderohet si vend me rezerva të pamjaftueshme të resurseve ujore, të cilat në të ardhmen mund të paraqesin pengesa në zhvillimet e gjithëmbarshme të vendit.