E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihana: “Më pëlqen të jem një vajzë e keqe”



Këngëtarja e hitit “Russian Roulette”, Rihana, ka zbuluar se asaj i pëlqen të jetë vajzë “e keqe” dhe të bëjë gjëra të rrezikshme të cilat nga persona normalë konsiderohen anormale. Bukuroshja nga Barbados ka thënë se ajo ka një ndjesi të çapkënes dhe ngazëllehet nga përvojat e gjërave të reja, të cilat kanë elemente të rrezikut. “Jam vajzë e keqe dhe më pëlqejnë gjërat e rrezikshme”,- ka thënë Rihana në një intervistë të fundit. 21-vjeçarja po ashtu ka thënë se dëshiron të provojë aftësitë e saj edhe në aktrim dhe se do të dëshironte të luante rolin e lesbikes, ku të dashur do të kishte aktoren Megan Fox. Këngëtarja kohët e fundit ka pasur sukses me krijimet e saj muzikore edhe pse jeta sentimentale ka mbetur e disi mbrapa për shkak të impenjimeve të shumta në punë.

9 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›