E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindi Kraford, ish-top modelja e lumtur me titullin “nëna joshëse”



Super modelja e dikurshme Sindi Kraford pëlqen që meshkujt ende joshen nga ajo, sepse ka menduar se të qenit nënë do t’ia zbehte bukurinë dhe interesin. Bukuroshja 43-vjeçare ka dy fëmijë me burrin e saj Rande Gerber, mirëpo ka qenë e shqetësuar për efektin që do të kishte shtatzënia mbi dukjen e saj në sytë e të tjerëve. Në një intervistë për revistën “GQ”, Kraford ka thënë se nuk dëshiron të jetë një grua e moshuar, e cila pëlqen të rinjtë, por e kundërta, një nënë seksi për të cilën meshkujt luten ta kenë në shtrat, dhe pikërisht këtë titull ka fituar. Kohët e fundit bukuroshja u shfaq me ish-koleget e saj: Naomi Kembëll dhe Klaudia Shifer.

9 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›