Rubrikë për ankesat e qytetarëve
Duke filluar nga dita e sotme, gazeta “Albania” hap rubrikën e re të letrave të qytetarëve. Të gjithë personat që kanë probleme me institucionet shtetërore, apo duan të ngrenë një problem për komunitetin ku jetojnë, kanë një dritare të hapur ku mund të ngrenë zërin e tyre. Kjo rubrikë hapet me misionin e mirë për të nxitur interaktivitetin me lexuesit dhe qytetarët, të cilët, në jo pak raste, bien pre e korrupsionit shtetëror apo dhunohen gjatë kërkimit të të drejtës së tyre. Materialet që publikohen në këtë faqe nuk përbëjnë qëndrimin redaksional të gazetës, dhe në të gjitha rastet kur atakohen persona, subjekte apo drejtues të institucioneve, gazeta iu rezervon të drejtën e ofrimit të replikës apo sqarimit vetëm në faqen ku është publikuar materiali. Po ashtu, gazeta nuk merr përsipër të mbrojë pretendimet e asnjërës palë, por vetëm shërben si nxitës komunikimi dhe përgjegjësie mes qytetarëve dhe drejtuesve të institucioneve.
9 Dhjetor 2009