Zoti President: Kush do të japë drejtësi për mua!
Mesazh drejtuar Presidentit të Republikës, njëherësh nënkryetar i KLD-së, z. Bamir Topi: “Kërkoj verifikim të procedurave gjyqësore të deritanishme dhe monitorim të procesit në Apelin e Durrësit”
Arif Mezini
Zoti President!
Më datë26. 01.2009 kam bërë kallëzim penal kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës: Shpëtim Reka, Eda Kaja, Merita Xhani për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve, parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal. Këta gjyqtarë, në gjykimin e kërkesë-padisë, me objekt pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore, midis meje - Arif Mezini dhe ish bashkëshortes, kanë shkelur hapur ligjet dhe si pasojë, në përfundim të fazës së parë, në vendimin e datës 10.11.2008 vendosën që unë të marr 30% të pronës, kurse ish-bashkëshortja 70% të vlerës së saj. Pasi është dhënë ky vendim e gjej të udhës që të parashtroj si më poshtë shkeljet që janë bërë gjatë gjykimit të çështjes time:
1- Vendimi bie në kundërshtim me nenin 87 të Kodit Civil të vitit 1981 që përbën bazën ligjore të këtij pjesëtimi. Sipas tij, çdo pasuri e vënë gjatë martesës, pavarësisht nga mënyra e fitimit; me punë, me dhurim, me trashëgim apo shkëmbim, është pasuri e përbashkët. Po ashtu, prezumohet edhe barazia e pjesëve.
2- Në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë abuzive kanë ndryshuar bazën ligjore të pjesëtimit të pasurisë. Në vendim i referohen Nenit 207 të Kodit Civil të vitit 1994 që nuk ka lidhje me pasurinë bashkëshortore, dhe jo nenit 87 të Kodit Civil të vitit 1981. Kjo është bërë për të ndryshuar regjimin juridik, nga bashkëpronësi bashkëshortore në bashkëpronësi në tërësi.
3- Kanë pasqyruar në vendim të dhëna të pavërteta, në kundërshtim me provat shkresore që ndodhen në dosje, lidhur me të ardhurat e mija, duke i paraqitur ato me të vogla se të paditurës.
4- Kanë pasqyruar në vendim të dhëna të pavërteta, lidhur me të ardhurat e të paditurës, në kundërshtim me provat shkresore që ndodhen në dosje, duke i paraqitur ato më të mëdha se të mijat.
5- Kanë paraqitur në vendim të dhëna të pavërteta lidhur me kohën në marrëdhënie pune që e paditura ka pasur gjatë periudhës së privatizimit. Ajo është larguar nga puna më 30.03 1995 kurse prona është blerë më 17.05.1996.
6- Kanë shkelur kërkesat e neneve 126 dhe 310 të Kodit të Procedurës Civile, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor që rrjedh nga këto dispozita për përshkrimin hollësisht në vendim të provave dhe analizën e tyre, duke e bërë këtë vendim të pavlefshëm.
7- Kanë sajuar e shpikur kontribute vetëm në favor të të paditurës, të tilla që bien në kundërshtim me ato ç’ka përcakton ligji, paragrafi tretë i nenit 87 të Kodit Civil të vitit 1981.
8- Kanë konsideruar kontribut për të paditurën edhe llojin e monedhës që është përdorur në blerjen e pronës. Në vendim, jashtë çdo logjike të thjeshtë, e jo më juridike, është pranuar si kontribut vetëm i saj përdorimi i letrave me vlerë, pa folur pastaj që në dosje nuk ka asnjë provë, gjë që përben edhe shkelje të nenit 309/1 të Kodit të Procedurës Civile.
9- Në kundërshtim të hapur me ligjet, nenet 6 dhe 189 të Kodit të Procedurës Civile ndërprenë vazhdimin e shqyrtimit të kërkesë-padisë të ndërhyrësit kryesor, Andi Mezini (im bir), që pretendon bashkëpronësi në pronën objekt gjykimi si pjesëtar i familjes dhe që ka dhënë kontributin e tij, duke mos u shprehur fare për këtë kërkesë.
10- Kanë shkelur kërkesat e nenit 92 të Kodit Civil dhe të vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara, Nr. 13, datë 09. 03. 2006, pasi nuk konstatuan pavlefshmërinë e veprimit juridik për tjetërsimin e një pjese të pronës nga e paditura, në kundërshtim me ligjin.
Kallëzimin, shoqëruar me gjashtë prova shkresore, ia drejtova Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria e Tiranës që u ngarkua për këtë rast, pa kryer asnjë veprim, vendosi refuzimin e fillimit të procedimit penal, në kundërshtim me kërkesat e nenit 290 të Kodit të Procedurës Penale, i cili përcakton qartë rrethanat kur nuk lejohet fillimi i procedimit penal. Vendimi i Prokurorisë është i paragjykuar sepse, sipas ligjit, germës “ç” për të përcaktuar nëse fakti ekziston ose jo, ky përfundim nxirret vetëm pasi të jenë kryer hetime.
Kundër vendimit të Prokurorisë, bëra kërkesë ankimore në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Kjo gjykatë, me vendimin Nr. akti 718, datë 14. 09 2009, vetëm pas dy seancave, pa bërë asnjë shqyrtim provash apo veprim tjetër procedural, vendosi rrëzimin e kërkesës me arsyetimin: “duke e gjetur të drejtë dhe të argumentuar juridikisht arsyetimin e Prokurorisë”.
Shtroj pyetjen: Çfarë vepre penale, apo e thënë ca më troç; çfarë krimi duhet të kryejnë gjyqtarët të kurriz të shtetasve shqiptarë që të bëhen objekt i ndjekjes penale?
Janë me qindra ankesa nga ana e qytetarëve për vendime, hapur, të padrejta të gjyqtarëve që lidhen me dhënien e vendimeve. Kjo duket edhe në numrin e letrave ankimore që iu drejtohen institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. Vetëm Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vitin 2008 i janë drejtuar 2010 ankesa kundër gjyqtarëve, që i bie mesatarisht 6 të tilla për çdo gjyqtar. Ish-ministri i Drejtësisë, Alibej, në analizën vjetore të Gjykatës së Apelit të Tiranës, vitin e kaluar, u shpreh se gjyqtarët nuk duan në mënyrë të dhunshme të japin drejtësi. Po ashtu, organizmat ndërkombëtare e kanë cilësuar vazhdimisht sistemin e drejtësisë në Shqipëri si ndër më të korruptuarit
Zoti President! Përmes këtij mesazhi iu kërkoj ju, që me kompetencat që iu jep ligji dhe Kushtetuta të ndikoni që unë të marr drejtësinë që më takon. Lutemi, ndërhyni që shqyrtimi i ankimit tim në Gjykatën e Apelit Durrës, kundër vendimit që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, të monitorohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po ashtu, edhe ankimin që kam bërë në Gjykatën e Apelit Tiranë kundër vendimit të Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së parë Tirane, për mos-fillimin e procedimit penal.
Mbetem me shpresë se do ta merrni në konsideratë mesazhin tim, drejtuar publikisht përmes gazetës.
Letërshkruesi
SHËNIM: Për të gjithë personat që duan të ngrenë shqetësimet e tyre në gazetë, materialet pranohen vetëm në USB, CD, disketë apo përmes e-mail-it të gazetës: albaniavizion@yahoo.com. Po ashtu, asnjë material nuk publikohet nga letër-dërguesi në gazetë, nëse nuk jep të dhënat e sakta, si emri, adresa, numri i celularit apo adresa e e-mail-it, dhe nëse nuk komunikon drejtpërdrejt me drejtuesit e gazetës në redaksi.
9 Dhjetor 2009