E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, shtyhet çështja e parkingjeve për pjesëmarrje të ulët



Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi të shtyjë çështjen e parkingjeve nëntokësore për shkak të pjesëmarrjes së ulët të anëtarëve gjatë mbledhjes së djeshme. Kryetari i Këshillit Bashkia, Sokol Dervishaj rekomandoi shtyrjen e projektvendimit, “Për miratimin e termave kryesore të kontratave koncesionare mbi parkimet nëntokësore në parkun “Rinia” dhe sheshin “Italia”, Tiranë”. Sipas tij, kjo çështje kërkon më tepër pjesëmarrje për t’u diskutuar dhe për t’u votuar nga anëtarët e këtij këshilli. Çështja e parkingjeve nëntokësore u rikthye sërish për t’u diskutuar mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Ndërtimi i dy parkingjeve dhe miratimi që pati në Këshillin Bashkiak gjatë 2008-ës, hasi në një sërë kundërshtimesh dhe debatesh me kaheve politike të ndryshme dhe projektit të Bashkisë për dy parkingjet në qendër të qytetit. Për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore është vendosur forma e dhënies me koncesion, e propozuar nga Bashkia e Tiranës, është forma “BOT” (Build, Operation, Transformation, që do të thotë ndërtim, shfrytëzim, transferim). Sipas procedurave të parashikuara në ligj, transferimi nënkupton që pas shfrytëzimit për një periudhë kohore të caktuar, firmat do të duhet t’ia dorëzojnë Bashkisë së Tiranës administrimin e parkingjeve nëntokësore. Një nga mënyrat e dhënies me koncesion të parashikuara në ligj, është që kompanitë mund ta shfrytëzojnë biznesin për parkimet nëntokësore deri në 35 vjet dhe më pas të kalojë në pronësinë e Bashkisë së Tiranës. Flitet për ndërtimin e parkingjeve më të mëdha në vend në zonën e parkut “Rinia” dhe sheshit “Italia”.

25 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›