Rihanna dhuron 1.75 milion dollarë për vendlindjen e saj

Rihanna nderoi gjyshen e saj të ndjerë, Clara Dolly Braithwaite e cila vdiq verës me një donacion prej 1.75 milion dollarësh për një spital në Barbados. Kjo është koha e vitit kur yjet janë në disponim të mirë për të dhuruar dhe Riri është gjithmonë e gatshme të ndihmojë në ishullin e saj.
Rihanna ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me gjyshen e saj dhe tashmë do ta ketë shpirtin e saj në këtë donacion. Tashmë edhe spitali do ta mbajë emrin e saj, duke u quajtur “The Clara Braithwaite Centre for Oncology and Nuclear Medicine.”
Rihanna në lidhje me donacionin e saj tha, “Kjo është mënyra se si unë kthehem në Barbados, në formë të filantropisë, duke ndihmuar në këtë qendër shëndetshore. Jam e sigurt se kjo do të ndikojë shumë në njerëzit e Barbadosit. E gjithë kjo u bë me qëllim të shpëtimit të jetëve ose në fund të fundit në zgjatjen e tyre”. /Indeksonline/