Rihanna mahniti Australinë, por jo me zërin

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 20:35
Këngëtarja amerikane, Rihanna, ndodhet në Australi në një turne muzikor, por më shumë se zëri i saj, australianët duhet të kenë mbetur të befasuar nga “cilësi” të tjera.
Gjatë koncertit të dhënë në Melburn të hënën në darkë, Rihanna u bë protagoniste e shumë lëvizjeve provokuese, ndërsa këndonte këngët e saj të fundit dhe një koleksion të këngëve më të famshme.
23-vjeçarja tregoi linja të mrekullueshme, të cilat janë pasojë e një diete dhe regjimi të veçantë që ajo deklaroi se ishte duke ndërmarrë disa javë më parë. /tch/