E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 vjet pa vene dore

Shtepia-muze e aktorit Aleksander Moisiu ne Durres e kthyer prej 40 vjetesh ne muze etnografik eshte drejt shkaterrimit. Godina dykateshe karakteristike e modelit arkitekturor te shekullit 19-te po amortizohet ndersa catia pikon ne disa pjese te saj edhe dhomat e muzeut ku ndodhen me shume se 300 objekte veshje dhe ene te tradites se qytetit dhe treves prane tij kane krijuar carje dhe ambientet jane mbuluar nga lageshtira. Ne kete godine nuk eshte bere nderhyre qe prej 25 vitesh. Per kete gjendje si dhe per nje kerkese drejtuar Institutit te Monumenteve flet per Standard drejtori Edmond Agolli

Prej afro 40 vitesh shtepia e aktorit me fame boterore Aleksander Moisiu ne Durres eshte kthyer ne muze etnografik ku ne cdo stine te vitit pret e percjell vizitore vendas dhe turiste te huaj. Por sipas drejtorit te ketij muzeu zotit Edmond Agolli shtepia e aktorit Aleksander Moisiu e kthyer edhe ne Muze te Etnografise Durrsake mbetet godina historike me e vizituar nga shqiptaret dhe te huajt. Sipas zotit Agolli nisur nga kjo godina ka nevoje urgjente ne rikonstruksionin e saj duke nisur nga themelet muret e tavanet e dhomave pasi prej 25 vitesh atje nuk vihet dore. Kjo shtepi-muze mban brenda saj trashegimi dhe vlera te rralla kulturore historike dhe qytetare por edhe nje kerkese gjithmone e ne rritje nga mijera vizitoreve e turiste cdo vit te cilet nuk largohen nga qyteti bregdetar pa vizituar edhe shtepine e artistit i cili me talentin e tij shkelqeu ne skenat e Evropes nje shekull me pare. Ne godinen dykateshe karakteristike e modelit arkitekturor te shekullit 19-te gjendet edhe Muzeu Etnografik shume i vizituar.

Godina eshte drejt amortizimit te saj ndersa catia eshte nje problem me vete pasi pikon ne disa pjese te saj. Dhomat e Muzeut Etnografik ku ndodhen me shume se 300 objekte veshje dhe ene te tradites se qytetit dhe treves prane tij kane krijuar carje dhe ambientet jane mbuluar nga lageshtira. Ne kete godine nuk eshte nderhyre qe prej 25 vitesh cka ka cuar ne amortizimin e plote te saj pavaresisht nderhyrjes vullnetare te stafit te muzeut per te parandaluar hyrjen e ujit ne godine. Drejtori Edmond Agolli tregon nje pasqyre te pergjithshme te kerkesave drejtuar Institutit te Monumenteve te Kultures ku nuk ngurron te shprehet Nuk mund te organizojme asnje veprimtari ne nje mjedis qe po shkaterrohet pasi ka 25 vjet qe ne te nuk eshte bere asnje investim ne rikonstruksionin e tyre. Sipas tij jane bere disa kerkesa ne vazhdimesi ne drejtim te Institutit Kombetar te Monumenteve per rikonstruksion te ambienteve me qellim ruajtjen e pasurise qe mbart ky muze por edhe per ta bere me afektiv per vizitoret e shumte. Gjate sezonit veror 2010 Muzeu Etnografik ishte nder objektet me te vizituara ne Durres nga turistet por nese nuk do te nderhyhet ne kete periudhe sezoni i ri do te nise me probleme. Arkivi muzeut mbart brenda tij dosjet e veprimtarise se personaliteteve historike te qytetit te Durresit te gjitha kostumet popullore te shekujve te shkuar te ekspozuara dhe te magazinuara ne kete ndertese punimet artizanale te Muzeut Etnografik i gjithe inventari i pikturave dhe i skulpturave te ish- Galerise se Arteve te Durresit 139 piktura dhe skulptura te dhuruara nga artiste italiane per muzeun Ibrahim Kodra etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›