“Këpucëtari” në Romë
09/03/2011 Një rrëfim i shkurtër i një familjeje shqiptare është futur në garën e filmave internacionalë në edicionin e dhjetë në njërin nga festivalet më të mira në Evropë për film të shkurtër “Roma Independent Film Festival”, i cili mbahet në Romë të Italisë, nga data 18 deri më 24 mars.
“The Shoemaker” (Këpucëtari), i skenaristit dhe regjisorit Artan Korenica, është punuar në Gjakovë, prodhim i shtëpisë filmike “Isstra Creative Factory”.
Korenica pjesëmarrjen në këtë festival e sheh me një rendësi të veçantë për dy arsye. “Rëndësia e pjesëmarrjes së këtij filmi në këtë festival prestigjioz është promovimi im si regjisor, në të njëjtën kohë promovim i yni dhe i prodhimeve tona filmike”, tha Korenica.
Sipas Korenicës, filmi synon të vërë në pah disa dukuri negative.
“Bart mesazhin kundër dhunës ndaj fëmijëve, abuzimit, kundër idesë dhe detyrimit të fëmijëve, të cilët punojnë në moshën e mitur”, theksoi ai.
“Këpucëtari” është bazuar në një ngjarje të vërtetë, e cila pasqyron jetën e një familjeje të shkatërruar, pas një humbjeje të madhe. Ngjarja rrëfehet dhe shihet përmes Edonit, nëna e të cilit vdes, duke e lenë atë 5 vjeç, me babanë e tij të padobishëm. Tregimi zhvendoset në kohë. Pas dhjetë viteve, e shohim Edonin, 15 vjeç, duke punuar në një dyqan këpucëtari, për të mbështetur financiarisht veten dhe babanë e tij të dehur. Tregimi i tij përfshin dhunë, keqtrajtim të fëmijëve dhe punë të mbingarkuar, mbi të gjitha edhe disa momente të vogla të lumtura me të shoqen e tij Rinën. Me gjithë përpjekjet e tij për të përmirësuar mënyrën e jetesës, tregimi përfundon tragjikisht.
Sipas Korenicës, ideja për të ndalur në një temë të tillë e provokoi duke i parë shumë parregullsi në vend.
“Jam provokuar për të shkruar një skenar të tillë, duke u bazuar në perceptimet e mia në Kosovë, ku shumë fëmijë punojnë pa e arritur moshën e punës, punojnë në rrethana të ndryshme dhe në kohë të ndryshme ndonëse as shoqëria kosovare e as prindërit e tyre nuk e shohin delikate këtë çështje”, tha Korenica.
Ai beson që pyetjet që i bart filmi do ta provokojnë audiencën, kudo gjendet ajo.
Pjesëmarrjen e filmit në këtë festival, Korenica e sheh me shumë interes dhe përparësi. Sipas tij, së pari, me vet pranimin në festival, filmi e merr një selektim zyrtar, i përzgjedhur në mesin e filmave tjerë për të garuar, pastaj është një mundësi shumë e mirë për filmin që të shfaqet para publikut e sidomos para producentëve, të cilët e frekuentojnë festivalin.
“Me këtë rast, ekziston mundësia e krijimit të kontakteve të reja, hap dyert për projekte të reja. Kur një projekt ka sukses në festivale, të gjithë producentët dhe shtëpitë filmike kanë një besim më të madh për bashkëpunim në projektet tjera”, u shpreh Korenica.
Pas pjesëmarrjes në këtë festival, Korenica bënë të ditur që është duke pritur konfirmimin e disa festivaleve të tjera të rëndësishme. Në filmin “Këpucëtari” luajnë: Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Yllka Gashi, Dielli Rizvanolli, Xhevdet Doda.
Filmi ka kohëzgjatje 25 minuta, ndërsa i takon zhanrit dramë.
Producentë: Shkumbin Istrefi dhe Armond Morina; drejtor i fotografisë: Artan Korenica; skenografia: Petrit Bakalli; muzika Trimor Dhomi; toni: Pëllumb Ballata; montazhi;
Blerta Basholli; menaxher i projektit: Arben Lleshi. Regjia dhe skenari: Artan Korenica.