Jorgaq Gogu prezantohet me ekspozitën “Tё Bijat e Evёs”
Piktori Jorgaq Gogu vjen mё njё cikёl pikturash tё titulluar “Tё Bijat e Evёs”, nё Muzeun Historik Kombёtar. Nëpërmjet këtyre pikturave, ai i prezanton bashkëkohësve të tij gratё qё kanё qёnё pjesё e historisё sё Izraelit dhe qё pёrmenden nё Dhiatёn e Vjetёr.
Në mënyrë të pashmangshme, autori pasqyron edhe tiparet që zotëron shoqëria e asaj kohe ndaj grave dhe rolit të tyre.
Pikturat janë të realizuara në teknikën e vajit në kanavacë dhe prezantohen për herë të parë për publikun shqiptar. Ekspozita “Bijat e Evёs” do tё qёndrojё e hapur deri nё datё 17 mars nё Muzeun Historik Kombёtar.