Ared Tagani fiton çmimin e parë në “PhotoArtProjekt”

Fituesi i çmimit tё parё tё konkursit fotografik “PhotoArtProjekt”, ёshtё shpallur Ared Tagani, me foton e tij, “Mother”, nёna.
Tema e konkursit ishte gjendja e gruas nё Shqipёri, e pёrditshmja, fantazia, arti, barazia etj. Ky konkurs organizohet pёr herё tё parё nga ambasada spanjolle, nё Tiranё dhe si qёllim ka tё nxisё dhe tё njohё krijimtarinё qё nё qёndёr kanё personazhin e gruas.
Me çmim tё dytё u vlerёsua fotoja e Olsi Qazimit “Time to Love”. Çdo konkurent mund tё paraqitej jo mё shumё se dy foto tё tijat. Kёto foto ekspozohen pёr herё tё parё nё kёtё konkurs. Fotot janё pёrzgjedhur nga njё juri e pёrbёrё nga anëtarё tё ambasadёs spanjolle nё Tiranё.