Marrëveshje për rezervat minerare

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, kompanisë turke Kurum dhe asaj kineze Sichuan për për shfrytëzimin e rezervave minerare me një vlerë prej 25 milionë dollarë. Ministri Dritan Prifti deklaroi se ky investim do të ringrejë industrinë e kromit dhe të minierave.
Marrëveshja i jep të drejtë dy kompanive që të zotërojnë për një periudhë 35 vjeçare 6 milionë rezerva të mineralit të kromit. Pritet që investimi të ndikojë edhe në rritjen e eksporteve të këtyre mineraleve jashtë vendit.