Pagesa me bono, fillon rritja në treg
23/04/2010 Prej së mërkurës qytetarët po drejtohen në banka për pagesën e truallit për legalizim
Letrat me vlerë u shitën dje me 12 për qind. Banka: Interesi i qytetarëve është i lartë
Fillimi i procesit të pagesave të legalizimeve me bono privatizimi ka bërë që të rritet përqindja e shitjes së tyre në tregun e këmbimit valutor. Prej së mërkurës qytetarët po paguajnë me letra me vlerë, detyrimin e përllogaritur ndaj Agjencisë së Legalizimit dhe sipas bankave, prej ditës së parë të fillimit të këtij procesi, interesi i qytetarëve ka qenë i lartë. Ky interes ka dhënë edhe impaktin e parë në tregun e këmbimit ku pas një rënie të menjëhershme të bonove ku dje vlera në treg arriti në 12 për qind. Duke pasur parasysh se vetëm në Tiranë janë shpallur deri më tani 4 mijë emra, të cilët mund të paguajnë vlerën e truallit me bono pritet që gjatë ditëve në vijim vlera e tyre të rritet akoma dhe më tepër. Vetëm kambistët deklarojnë se interesi i qytetarëve për vlerën e shitjes së këtyre bonove po shtohet çka do të thotë se parashikohet që norma e tyre në treg të njohë sërish rritje. Në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të pagesës me letra me vlerë janë shpërndarë dy formularët që duhet të përdorin qytetarët për të legalizuar banesat e tyre dhe të bëjnë pagesën me bono. Formularët origjinalë kanë firmën dhe vulën e drejtorit të ALUIZNI-t. Pra, qytetarët që kanë ndërtim pa leje dhe janë në proces legalizimi, mund të plotësojnë formularët e rinj për të paguar deri në 70 për qind të detyrimeve me bono privatizimi, si dhe formularët e pagesës me bono privatizimi të parcelës ndërtimore. Çdo zotërues i një ndërtimi pa leje duhet të plotësojë këtë formular pranë zyrave të legalizimeve, nëse dëshiron të paguajë me letra me vlerë. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimeve për të bërë një kërkesë me shkrim, ku të deklarojnë se dëshirojnë të paguajnë me bono privatizimi. Këto subjekte, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, kanë të drejtë që brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit), për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70 për qind të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë), për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70 për qind të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50 për qind të vlerës me bono privatizimi. Bëjnë përjashtim objektet informale me destinacion social-ekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni dhe shtesat informale në objekte.
Rishpërndarja
Aktualisht ka filluar procesi i rishpërndarjes së bonove të depozituara në kompanitë investuese në Shqipëri. Ky proces, i cili ka nisur më 1 prill do të zgjasë 7 muaj, pra deri më 30 shtator. Ndërkohë nga ana e tyre, bankat e nivelit të dytë do të raportojnë pas 30 shtatorit pranë Ministrisë së Financave për sasinë e bonove që janë shpërndarë dhe ato të mbetura.
Gjendja
Në procesin e privatizimit në vendin tonë janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga shpërndarja e letrave me vlerë dhe bonot e privatizimit, shumica e të cilave nuk është futur ende në përdorim dhe pritet që së shpejti të kalojnë për procesin e legalizimeve.
Procesi
Brenda një periudhe të shkurtër kohore Agjencia e Legalizimeve do të përfundojë rreth 3 mijë dosje të objekteve të ndërtuara pa leje në Tiranë. Mësohet se aktualisht po punohet për të mbyllur deri në fund të muajit procesin e legalizimeve për objektet e ndërtuara pa leje në njësitë bashkiake nr, 3, 4, 7, 11 ku llogariten rreth 3 mijë objekte në të gjithë kryeqytetin.