Rinas, rikthen fluturimet e të gjithë linjave nga Shqipëria
Në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit janë rikthen fluturimet e të gjitha linjave që janë funksionale nga Shqipëria. Burime zyrtare pranë këtij aeroporti kanë bërë të ditur dje se tashmë është rikthyer normaliteti. Tani është bërë funksionale dhe linja e fundit që ishte e bllokuar, ajo e Londrës. Të gjitha linjat e tjera kanë nisur fluturimet më herët. Tashmë linja, drejt Londrës, Romës, Athinës, Stambollit, Mynihut dhe Vjenës, Piza-s, Bergamo-s, Ancona-s, Perugia-s, Lubjanës, Budapestit dhe Milanos iu janë rikthyer flurimeve. Drejtoria e aeroportit këshillon pasagjerët të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
Në aeroportin e Rinasit prej 5 ditësh trafiku ajror ishte i reduktuar për shkak të resë vullkanike islandeze. Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve. Pezullimi për të paktën 8 ditë i fluturimeve ka sjellë edhe një dëm financiar për aeroportin, i cili ende nuk është përllogaritur. Burime zyrtare tregojnë se në Shqipëri dëmi është kryesisht tek pezullimi i fluturimeve nga pasagjerët sesa tek mallrat. Ndërsa në shumë aeroporte të Evropës dëmet përllogariten në miliarda euro.