Votimi elektronik Celibashi I parakohshem nuk ka besim

Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi e cilëson të parakohshëm aplikimin e votimit elektronik në proceset zgjedhore në Shqipëri. Ndërsa palët politike po shohin si mundësi këtë mënyrë votimi, Zoti Celibashi argumenton kështu qëndrimin e tij.
“Ne i kemi fletët e votimit, i shikojmë fizikisht, bëjmë debat për to dhe megjithatë njëra palë ka mosbesim të theksuar në proces. Mendoni se çfarë do të ndodhë nëse ti do të votosh dhe për një realitet si Shqipëria, ku votuesit shqiptarë nuk janë kaq të familjarizuar me teknologjinë e informacionit apo me teknologjinë në përgjithësi, ku ti t’i thuash që ke votuar kështu, kur vota e tij nuk duket. Do të kemi probleme besoj, akoma më të mëdha”-thotë ai.
Përbërja partiake e komisioneve zgjedhore, pa përjashtuar Institucionin Qendror të Administrimit të Zgjedhjeve është një formulë që ka dështuar thotë zoti Celibashi. Sipas tij ka ardhur koha që administrata zgjedhore të mos varet nga partite.
“Sa kohë që pala humbëse ligjore e këtyre zgjedhjeve nuk pranon rezultatin dhe kritikat më të mëdha i adresohen pikëisht mënyrës se si adresohen zgjedhjet nga autoritetet përgjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e tyre tregon që kjo mënyrë mund të konsiderohet e dështuar”-theksoi Celibashi.
Sidomos zgjedhjet e fundit treguan se kodi elektoral ka nevojë për ndërhyrje, thotë ai duke theksuar se nuk mjafton vetëm një ligj i qartë dhe i gjithëpranuar por edhe një konsnesus real i palëve mbi rregullat dhe administratën që përgatit zgjedhjet në të kundërt, kontestimet do të jenë prezente.
“Mendoj që vetëm ndryshimi i ligjit i pashoqëruar edhe me një vullnet të palëve për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë ligj, nuk do të sillte atë rezultat që do të donim të kishim, pra , një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe të pranuar në fund të fundit nga palët”-u shpreh ai.
Reformimi i ligjit të zgjedhjeve pritet të dominoj debatin politik me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator, ku të zënë vendet e tyre ne sallën e kuvendit dhe në komisionet parlamentare dhe deputetët socialist.
Taulanta Boja