Berisha: PS po sjell modelin marksist, lufte te pasurve
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Berisha ka ftuar opoziten qe te sjelle propozime konkrete, te cilat ndikojne ne uljen e varferise ne vend dhe te mos paraqese mozaik, te cilat sherbejne vetem per populizma. Kjo deklarate ka ardhur pas propozimeve per uljen e taksave, nga ana e opozites, ne seancen e dites se hene ne Parlament, ku u miratua buxheti per vitin 2012. Sipas kryeministrit, modeli i propozuar nga opozita eshte shkaterrues dhe marksist. Model, te cilin kryetari i PS-se po e rikthen edhe ne PS, duke ngritur keshillin e te urteve. "Une e falenderoj opoziten per diskutimet per buxhetin ne Parlament, por i konsideroj si marksiste propozimet e opozites per taksat ne vend. Shpreh keqardhjen e thelle, per disa propozime, te cilat synonin pikerisht mekanizmin themelor te modelit, zevendesimin e modelit te tregut me modelin marksist. Sidomos tani qe u kthyen ne asamble gjithe byroja, te gjithe femijet e bllokut. Po me taksat cfare kishin, se me to nuk u perzihet kush? Le te kthejne dhe anetaret e byrose ne keshillin e te urteve, se dhe ajo nuk eshte pune e jona", eshte shprehur Berisha, i cili ka shtuar se i dhimbshem ishte propozimi i tyre, propozime te cilat kishin parasysh trustet dhe kompani te caktuara. Kryeministri iu eshte drejtuar me nje pyetje shqiptareve, nese ata do te donin te zgjidhnin modelin e pikatores dhe skamjes qe sjell opozita apo ate te dyfishimit te rrogave dhe pensioneve qe sjell qeveria. "U bej thirrje mesuesve, infermiereve, mjekeve, pensionisteve, shqiptareve, me cilin model do te ishin dakord, me ate qe u jep 22 mije leke dhe u merr 7 mije apo me ate qe u jep 500 mije dhe u merr 50 mije, kur u mbeten 450 mije? Cilin do te preferonin shqiptaret? Modelin e pikatores dhe skamjes apo modelin e dyfishimit te rrogave", tha kryeministri, i cili u ka kujtuar shqiptareve qe modeli qe ofron PS-ja eshte ai i luftes se klasave, sepse kerkon te luftoje varferine duke shkaterruar te pasurit. "Te krahasosh Fidelin me Worren Buffet do te thote te tallesh me veten tende. Kapitalizmi amerikan arriti pas 200 vjetesh te kete gjigante si Worren Buffet. Une vleresoj diskutimet qe beri opozita ne Parlament, por ndjej dhimbje qe nuk propozoi asnje rritje rrogash dhe pensionesh. Por u kujdes per te gjithe tregtaret e miellit dhe te grurit, qe t'ua heqim taksen e bukes, praktike e cila eshte faktuar ne te gjithe boten se nuk jep ulje cmimesh, perkundrazi cmimet mbeten njelloj", eshte shprehur kreu i qeverise. Duke u ndalur te buxheti i miratuar ne Kuvend, kryeministri e cilesoi ate si buxheti me i madh ne historine e vendit, i cili do te permbushe ne vazhdimesi realizimin e projekteve madhore te zhvillimit te Shqiperise. Berisha tha se qeveria e bazon kete buxhet ne performancen e ekonomise shqiptare dhe funksionimin e modelit te suksesshem ekonomik qe ka garantuar cdo vit rritjen ekonomike, nder me te lartat ne Evrope dhe ne bote, edhe ne kulmin e krizes se thelle ekonomike, model i cili ka garantuar brenda nje harku te shkurter kohor, rritjen e investimeve te huaja ne vend, trefishimin e eksporteve, mbi dyfishimin e rrogave te uleta, te mesme dhe pensioneve, etj
Qytetaret te njihen me shpenzimet
Kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Financave, procedimin ne nje kohe sa me te shpejte,per vendosjen e sistemit, permes se cilit cdo qytetar shqiptar do te mund te njihet me te gjitha shpenzimet e bera ne administraten e shtetit. "Ne do te bejme transparence te plote te cdo qindarke qe shpenzojme. Qytetaret duhet ta dine se ku dhe si shpenzohen taksat e tyre dhe Ministria e Financave po punon per te vendosur kete sistem, qe eshte sistemi me transparent per te kontrolluar shpenzimet", tha kryeministri.
Qytetaret te njihen me shpenzimet
Kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Financave, procedimin ne nje kohe sa me te shpejte,per vendosjen e sistemit, permes se cilit cdo qytetar shqiptar do te mund te njihet me te gjitha shpenzimet e bera ne administraten e shtetit. "Ne do te bejme transparence te plote te cdo qindarke qe shpenzojme. Qytetaret duhet ta dine se ku dhe si shpenzohen taksat e tyre dhe Ministria e Financave po punon per te vendosur kete sistem, qe eshte sistemi me transparent per te kontrolluar shpenzimet", tha kryeministri.